Në ceremoninë e betimit të 311 rekrutëve të rinj në FSK, ka folur edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.
Në fjalën e tij, Konjufca ka thënë se ushtria e Kosovës po rritet e po forcohet në Kosovën sovrane e demokratike, se ushtria është e shtetit dhe shteti i popullir.
“Gjithsej 840 ushtarë të rinj iu bashkuan ushtrisë tonën ë këtë proces ndërsa nga viti i kaluar 1230 ushtarë e morën këtë detyrë të shenjtë e të lavdishme”, ka thënë Konjufca.
“Ushtria jonë po rritet e po forcohet në Kosovën sovrane e demokratike, ushtria është e shtetit e shteti është i popullit. Por, për të lindur këtë shtet u dashtë shumë mund, e përpjekje që kulmoi me luftën e drejtë dhe largimin e okupatorit serb. Liria jonë e shenjtë i ka rrënjët në këtë luftë të lavdishme”, ka shtuar ai./FolDrejt/