Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë goditi sot Kolumbinë.
Shërbimi Gjeologjik Kolumbian (SGC) njoftoi se tërmeti 6.6 ballë, epiqendra e të cilit u regjistrua në Detin e Karaibeve, 41 kilometra nga qyteti Acandi, ndodhi në orën 10:05 me kohën lokale, në një thellësi prej 30 kilometrash, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Pak minuta më vonë, një tërmet tjetër 4.6 ballë u regjistrua në Detin e Karaibeve, sipas SGC-së.
Zyra Kombëtare e Menaxhimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë bëri të ditur se deri më tani nuk ka patur viktima apo dëme materiale nga tërmeti.
Lëkundjet u ndien edhe në rajonet administrative të Antioquia, Cordoba dhe Choco dhe në Panamanë fqinje./FolDrejt/