Rastet e dhunës në familje janë thuajse të përditshme në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Edhe në raportin e sotëm janë raportuar disa raste të dhunës në familje nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Dhunë në familje është raportuar nga Prishtina, Graçanica e Rahoveci.
Këto janë raportet e plota për këto raste, përcjell Fol Drejt:
- Prishtinë 24.05.2023-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
- Graqanicë 23.05.2023-23:00. Me 24.05.2023 një femër kosovare ka raportuar se nxënësen e saj, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht babai i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
- Prishtinë 12.05.2023-18:30. Në lidhje me rastin është raportuar se me 25.05.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
- Rahovec 24.05.2023-19:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ka shkaktuar dhunë ndaj saj. Viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore është intervistuar dhe me dëshirën e saj është dërguar te familja e saj ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/