Edhe Kosova, në mesin e dhjetëra shteteve, ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në facebok, ku ka treguar se në këtë Forum, të gjitha vendet pjesëmarrëse kanë shprehur gatshmërinë për ta ndihmuar Ukrainën në secilën formë të mundshme.
“Situata aktuale gjeopolitike, me theks të veçantë luhatja e stabilitetit dhe kërcënimi ndaj paqes në kuptim global pas agresionit rus ndaj Ukrainës ishte tema kyqe e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ku morën pjesë dhjetrëa shtete nga të gjitha kontinentet, në mesin e tyre dhe Republika e Kosovës.”, ka shkruar ministri Mehaj.
“Më e qartë se kurdoherë është rëndësia e bashkëpunimi ndërmjet shteteve, angazhimit të përbashkët për të luftuar çdo element që rrezikon sovranitetin e shteteve dhe lirinë e popujve.
Të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë forum shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Ukrainën në secilën formë të mundshme, ngase agresioni ndaj këtij shteti do të thotë rrezikim i paqes kudo.”, ka shtuar ai./FolDrejt/