Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar mënyrën se si Qeveria Kurti ka trajtuar mërgimtarët në lidhje me çështjen e polisës së sigurimit në kufi.
Sipas Krasniqit, nga 1 qershori e deri me 31 gusht, të gjithë mërgimtarët pa përjashtim kanë paguar polisën e sigurimit në kufi, transmeton Fol Drejt.
“Nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë 222,274 vetura me mërgimtarë. Të gjithë, pa përjashtim, kanë paguar polisën e sigurimit në kufi.
Për shkak të procedurave të komplikuara burokratike që i ka vendosur Qeveria, vetëm 11,923 mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim, ndërkaq, deri sot, vetëm 8,845 prej tyre kanë përfituar rimbursimin.” – ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, ky është trajtimi që u bën Qeveria Kurti mërgimtarëve kur nuk ka nevojë për votën e tyre.
“Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qeverisë së Albin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre.” – ka shtuar tutje Kurti./FolDrejt/