Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për Al Jazeera-n, ka bërë me dije se nuk ka kurrfarë garancie për kriminelët në listat e zeza të SHBA-ve, duke mohuar gjithashtu se ka dhënë ndonjë garanci për heqjen e barrikadave në fund dhjetor të vitit 2022.
“Garancia e vetme është barazia për të gjithë, kushtetutshmëria nëpër të gjitha komunat e Kosovës, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale. Këto janë premtime demokratike.”
“Nuk jap kurrfarë garancie për kriminelët që janë të listat e zeza të ShBA-së. Nuk mund të garantoj diçka që është kundër ligjit dhe Kushtetutës”, është shprehur kryeministri Kurti.
Kurti njëkohësisht ka thënë se kriza në veri nuk ka përfunduar me heqjen e barrikadave, sepse sipas tij marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është abnormale dhe se duhet marrëveshje për normalizim, me njohjen në qendër./FolDrejt/