Kryeministri Kurti, në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit.
Kurti është shprehur se bashkë me KFOR-in po punojnë për ta adresuar situatën në mënyrë paqësore.
“Në bashkëpunim me KFOR-in ne po punojmë për ta adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore”, ka shkruar kryeministri Kurti përveç tjerash në Twitter, transmeton Fol Drejt.