I pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës, Oliver, Guerot, të cilin e uroi njëherit edhe për detyrën e marrë.
Gjatë këtij takimi, Konjufca ka falenderuar ambasadorin për përkrahjen që Franca i ka dhënë Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Njëkohësisht, Kojufca ka kërkuar mbështetjen franceze për liberalizimin e vizave.
“Kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.”, thuhet në komunikatë./FolDrejt/