I pari i Prishtinës, Përparim Rama, pas takimit dhe daljes së djeshme në terren bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar qytetarët për projektet madhore që sipas tij po vijnë për kryeqytetin e Kosovës.
Rama, përmes një postimi në facebook, ka numëruar tri projekte të rëndësishmë për kryeqytetin: platforma ndërlidhëse për këmbësorë – mbikalimi në Veternik, rruga A, unaza e mesme e qytetit.
Ai njëkohësisht ka falenderuar ministrin Aliu për bashkëpunim, duke bërë me dije se janë në koordinim të plotë për projektet e përbashkëta./FolDrejt/