Kryeministri Kurti në kundërpërgjigjen ndaj deputetit Memli Krasniqi, ka përmendur shkurtazi elemente që lidhen me diskutimet për targa, duke rikujtuar opsionet që janë përmendur, teksa ka bërë me dije se kanë diskutuar gjashtë muaj për targa, nga muaji shtator e gjer në prill të këtij viti.
“Tetë opcione kanë qenë në tavolinë, pesë prej tyre nuk kanë qenë të mira, tri kanë qenë të mira e njëri prej tyre ka qenë shumë i mirë.”, ka thënë Kurti.
Ai sërish ka përmendur se Serbia i ka refuzuar të gjitha ato, për shkak se të gjitha e kishin reciprocitetin brenda, por edhe për shkak të luftës ruse dhe sipas tij ky kontekst politik i bëri ata që t’i refuzojnë.
“Ne pritëm dy muaj, vendimin e kemi marrë në qershor të këtij viti, dy muaj pas dështimit të negociatave.“
“Unë nuk kam mundur ta pranoj diçka që nuk e besoj, çka na duhen 10-12 muaj, institucionet e Kosovës punojnë me efikasitet e profesionalizëm”, madje duke thënë se sipas tij do të mund t’i konvertonin ato edhe brenda një jave./FolDrejt/