Memli Krasniqi ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit në foltoren e Kuvendit, duke i thënë se sikur të kishte diskutuar me amerikanët, sot do ta kishte një situatë normale në veri të vendit.
Krasniqi ka thënë se nuk është me rëndësi se sa fjalë janë në deklaratë, sepse sipas tij çka shkruan Borrelli në Bruksel po ndikon në Kosovë.
“Narracioni që po mundoheni me kriju nuk do t’ju shërbëjë as juve e as deputetëve tuaj”, ka thënë Krasniqi në replikën e tij drejtuar kryeministrit Kurti, të cilit i ka thënë njëherit se i vjen mirë që e ka kuptuar rëndësinë e bashkërendimit, duke potencuar njëkohësisht se si PDK i kanë dhënë përkrahjen kryeministrit në dialog./FolDrejt/