Kryesia e Kuvendit mbajti sot mbledhje në lidhje me caktimin e sancave të ardhshme për javën që pason.
Pas mbledhjes së sotme, ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen tri seanca, përcjell fol Drejt.
E para është të hënën, më 6 mars, seancë kjo e veçantë, e cila e shënon përvjetorin e epopesë së UÇK-së, siç tregoi shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
E dyta është më 8 mars, ditën e mërkurë, me fillim në orën 12:00, që është e caktuar si vazhdim i pikave të papërfunduara nga seancat e mëhershme.
“E enjte, në ora 10:00, me rendin e ditës, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në shqyrtim të dytë janë tri projektligje; ai për pyjet dhe sigurinë ë përgjithshme të produkteve, pastaj në shqyrtim ta parë janë dy projektligje, ai për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor, si dhe projektligji për minierat dhe mineralet”, tha Kusari-Lila pa mbledhjes./FolDrejt/