Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha mbrëmë, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, se ai mori një letër prej tij me ide për zbatimin e plotë të marrëveshjes së grurit dhe se Moska do të studiojë përmbajtjen e letrës.
Letra iu drejtua presidentit rus Vladimir Putin dhe Lavrov tha se do t’ia dorëzonte.
“Sekretari i Përgjithshëm foli për përpjekjet që po bën për të inicuar sa më shumë që të jetë e mundur pjesën ruse të marrëveshjes. Deri më tani, ai përparim, sinqerisht, nuk është shumë i dukshëm. Ai idetë e tij na i ka përcjellë me një letër”, tha Lavrov, transmeton Fol Drejt.