E mërkurë, 1 Maj, 2024

LIMAJ HOMAZHE PARA SHTATORES SË HERONJVE FEHMI E XHEVË LLADROVCI

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bëri sot homazhe para shtatores së heronjve të Kombit, Fehmi Lladrovci e Xhevë Lladrovci në Drenas dhe homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Ai tha se së bashku me degët e Nismës nga Drenasi kanë ardhur të bëjnë nderime para dy heronjve të kombit.

Lexoni edhe..

“Kështu do të vazhdojmë edhe në Marinë. Me vendosjen e këtyre dy shtatoreve në shesh, sheshi është shumë më mirë dhe çojnë mesazhin se me luftën e tyre ne gëzojmë lirinë”, u shpreh Limaj.

Ndryshe, më 20 shtator në 20-vjetorin e rënies janë zbuluar shtatoret e heronjve të kombit Fehmi Lladrovci dhe XhevëKrasniqi-Lladrovci, në sheshin e Drenasit.

Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, kanë rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun më 22 shtator të vitit 1998.

Të ngjajshme