E diel, 28 Prill, 2024

REZOLUTA E KOALICIONIT QEVERISËS ËSHTË KËRKESË E TË GJITHA PARTIVE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar rreth kundërshtimit që partitë opozitare shfaqën dje dhe sot për rezolutën e publikuar dje nga koalicioni qeverisës.

Hoxhaj ka shkruar se kjo rezolutë është pikërisht rezultat i kërkesave të vazhdueshme të të gjitha partive politike parlamentare dhe shoqërisë civile për një rol aktiv të Kuvendit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.

Lexoni edhe..

Postimi i plotë i tij:

Rezoluta e propozuar dje është rezultat i kërkesave të vazhdueshme të të gjitha partive politike parlamentare dhe shoqërisë civile për një rol aktiv të Kuvendit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky rol do të formalizohej edhe zyrtarisht duke e votuar të gjitha partitë rezolutën meqë përmban të gjitha elementet: reflekton qëllimet tona në dialogun me Serbinë, përcakton epilogun e këtij procesi, përfshinë vijat e kuqe dhe heq çfarëdo dyshimi për atë çka duam të arrijmë në këtë dialog, si dhe i përcakton temat e panegociueshme. Prandaj sjellja e kundërt konfirmon se nuk ka vullnet politik jo vetëm për ta përmbyllur dialogun por as për t’i dhënë rol Kuvendit sikurse është përsëritur në vazhdimësi.

Të ngjajshme