Formohet shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit. VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për shumicë në Kuvendin e Qytetit të Shkupit bashkë me Aleancën për Shqiptarët-Alternativën dhe partinë E Majta.
“Shumica e re qytetare do të funksionin mbi parimin e bashkëpunimit konkret dhe projekteve konkrete programore të cilat janë me interes publik të popullit, posaçërisht në të mirë të banorëve lokal”.
Koalicionin për shumicën në Qytetin e Shkupit e konfirmuan edhe partia E Majta dhe koalicioni Aleanca dhe Alternativa. Në komunikatën e përbashkët të koalicionit potencohet edhe mbetja në opozitë e LSDM-së dhe BDI-së. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë shkurt se akoma është herët për ndarjen e pozicioneve dhe se për veprime konkrete do të pritet përfundimi raundit të dytë zgjedhor. Por nga LSDM-ja deklaruan se për shumicën në këshillin e Qytetit të Shkupit asgjë nuk ka përfunduar. Në të njëjtën kohë akuzuar partinë E Majta si degë të VMRO-DPMNE-së. Raporton Alsat.mk percjell Foldrejt.com