Luan Hasanaj nga ‘Let’s Do It Kosova’, gjithashtu edhe themelues i grupit ‘Vullnetaret Covid2019’ në një postim është shprehur duke thënë së:
“Ndihmën më të madhe që mund ta bëni në këtë kohë është të mbylleni në zyrat e juaja, t’i ftoni organizatat që punojnë për komunitetin, posaçërisht Kryqin e Kuq dhe të hartoni politika dhe plane që këto organizata të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre ashtu siç bëhet në tërë botën normale. Harrojeni për pak kohë garën për vota dhe të paktën njëherë në jetën tuaj tregoni që më të vërtetë kujdeseni që diçka në këtë vend të bëhet si duhet”.
Ai gjithashtu tha së “Në një shoqëri ku një pjesë e madhe e qytetarëve janë bërë për “vitra”, ka më së paku nevojë për marketing humanitar nga udhëheqësit e shtetit’, këtë shkrim të quajtur ‘Pandemia e protagonizmit’, u shpreh ai në shkrimin e publikuar në rrjetin social Facebook.
Ja këtu mund të lëxoni postimin e tij të plotë
https://www.facebook.com/luanhasanaj/posts/10222297145358408