Po vijon lufta e tërthortë mes Turqisë dhe Rusisë në Libi, shkruan foldrejt.com. Forcat qeveritare libiane me ndihmën e forcave turke kanë arritur të pushtojnë baza të rëndësishme të Haftarit dhe vendbanimet në jugperëndim të Tripolit.
Ajo që bie në sy, është se forcat libiane kanë shkatërruar armën e njohur ruse Pantsir, që në fakt Turqia e shkatërroi gjatë konfliktit në Sirinë Veriore me dronët e saj.
Mediat turke rreth suksesit të qeverisë libiane kundër rebelit Haftar shkruajnë:
Sistemi Pantsir i shkatërruar në bazën ajrore Al-Watiya ekspozohet në Tripoli
Qeveria e Libisë ekspozoi në Tripoli një nga sistemet e mbrojtjes ajrore Pantsir, prodhim rus që u shkatërrua nga elementet ajrore të ushtrisë libiane, sistem ky i cili i përkiste milicëve të Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit. Mijëra libianë u mblodhën për të parë sistemin Pantsir i cili u soll në “Sheshin e Dëshmorëve” që është një nga simbolet e revolucionit të 17 shkurtit në Libi.
Me fjalë tjera, Turqia tregon se dronët e saj janë më të fuqishëm se armët ruse Pantsir. /Foldrejt.com