“Lituania, Polonia dhe Ukraina po komplotojnë për të përmbysur me forcë qeverinë bjelloruse, por Minsku nuk do ta lejojë këtë”, tha sot presidenti bjellorus Alexander Lukashenko në seancën e Këshillit të Drejtuesve të Agjencive të Sigurisë dhe Shërbimeve Speciale.
“Sa i përket Bjellorusisë, dua të përmend se në Poloni, Lituani dhe, për fat të keq, në Ukrainë, po trajnohen anëtarë të formacioneve të armatosura ilegale dhe po përpiqen të krijojnë celula të fjetura ekstremiste direkt në vend. Faktet e fundit e dëshmojnë këtë”, tha Lukashenko.
Ai vlerësoi se po përgatitet skenari i marrjes së pushtetit me dhunë, transmeton Fol Drejt.