Sot, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënon “përpjekjet e qëllimshme dhe sistematike” të Hungarisë për të minuar vlerat e BE-së dhe shprehu shqetësimin për marrjen e saj të ardhshme të presidencës së Bashkimit në vitin 2024.
Në rezolutën e miratuar me 442 vota “pro”, 144 “kundër” dhe 33 abstenime, deputetët e BE-së vunë në pikëpyetje besueshmërinë e Hungarisë për të përmbushur rolin e presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian në gjysmën e dytë të 2024-ës.
Anëtarët e Parlamentit Evropian theksuan rëndësinë e rolit të kryetarit të Këshillit në “përmirësimin e punës së Këshillit në legjislacionin e BE-së, sigurimin e vazhdimësisë së agjendës së BE-së dhe përfaqësimin e Këshillit në marrëdhëniet me institucionet e tjera të BE-së”, transmeton Fol Drejt.