Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha sot se ai i konsideron raportet për kundërofensivë të Ukrainës si dezinformim.
“Nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë kurrë, për mendimin tim, një kundërsulm,” tha Lukashenko në një takim me pjesëmarrësit e sesionit të Këshillit të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), raportoi Belta, përcjell Fol Drejt.
Perëndimi nxit tensione dhe pranon hapur se po përgatitet për luftë, tha Lukashenko në takimin e CSTO./FolDrejt/