Duke theksuar se me bisedat që ka zhvilluar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë përsipër përgjegjësinë, Macron tha se bisedimet me Putin janë të rëndësishme për të siguruar paqen në Ukrainë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka cilësuar si “skandal” dhe “të pabaza” kritikat ndaj tij nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shkruan AA.
Macron në kanalin TF1 foli lidhur me kritikat e kryeministrit polak, ku akuzoi atë për ndërhyrje në fushatën zgjedhore presidenciale në Francë.
Më tej, Macron tha se Morawiecki mbështetet nga një parti e ekstremit të djathtë dhe se ai ka biseduar disa herë me Marine Le Pen, kandidaten për presidente nga ekstremi i djathtë në Francë.
Duke theksuar se me bisedat që ka zhvilluar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka marrë përsipër përgjegjësinë, Macron tha se bisedimet me Putin janë të rëndësishme për të siguruar paqen në Ukrainë.
Më 5 prill, Morawiecki i kërkoi Perëndimit të forcojë sanksionet dhe embargon ndaj burimeve ruse, ndërsa duke iu referuar presidentit Macron, ai u shpreh: “Zoti Macron, sa herë keni biseduar me Putin-in… a keni arritur ndonjë gjë? Nuk ka ndonjë situatë për të negociuar me fajtorët”./FolDrejt/