Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka treguar gatishmëri për t’i dalë në ndihmë Greqisë, në përballjen e saj me përmbytjet, përcjell Fol Drejt.
Maqedonci njëherit ka ngushëlluar familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, teksa ka uruar që të mos ketë humbje të tjera.
“Tani kur Greqia po përballet me pasojat katastrofale të stuhisë, shirave të vazhdueshme që kanë vërshuar disa qytete të vendit, nuk mund të qëndrojmë indiferent.
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së është e gatshme që të dërgoj kapacitetet e specializuara të kërkim-shpëtimit në ujëra për t’i u dalë në ndihmë autoriteteve greke në zonat e përmbytura.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, ndërsa uroj të mos ketë humbje të tjera të jetërave të njerëzve, dhe vendi t’i kthehet sa më parë normalitetit.”, është shprehur Maqedonci, përcjell Fol Drejt.