Qeveria britanike njoftoi se deri në 10.000 tifozë mund të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit nga mesi i majit, si pjesë e zbutjes së masave të mbrojtjes nga koronavirusi. Kryeministri Boris Xhonson paraqiti një plan për të zbutur masat në katër hapa dhe në fazën e tretë, arenat sportive mund të jenë të hapura për publikun. Faza e tretë mund të fillojë më 17 maj, dhe sezoni në Premier Ligë pritet të përfundojë më 23 maj.
Në stadiumet me një kapacitet prej më shumë se 40.000 vende, do të lejohet prania e deri në 10.000 tifozëve. Deri në një të katërtën e kapacitetit do të lejohet në objektet më të vogla sportive.