“Në vitin 2020 populli ynë përjetoi ditë të vështira. Pandemia COVID-19 shkaktoi dëme me dimensione të gjera në ekonominë e vendit. Mbi 1 milion njerëz mbetën pa punë”, tha Ministri i Punëve të Brendshme të Iranit, Abdolreza Rahmani Fazli.
Duke folur për televizionin shtetëror të Iranit, Rahmani Fazli vlerësoi efektet e pandemisë COVID-19 në ekonominë e vendit vitin e kaluar.
COVID-19 i përhapur në botë nga Kina, në Iran fillimisht u vërejt në qytetin Qom më 19 shkurt 2020 dhe më pas u përhap në mbarë vendin.
Sipas një deklarate nga ministria iraniane e Shëndetësisë, që nga dje numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 61.230, ndërsa numri i rasteve në 1.746.953.