Numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 29.401.167, me 17.066 raste të regjistruara në 24 orët e fundit në SHBA.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 534.315, prej të cilëve 1.722 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 29.401.167, me 17.066 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA më shumë se 68,88 milion njerëz kanë pranuar dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe më shumë se 36,92 milionë kanë pranuar edhe dozën e dytë.