1817 shoferë janë gjobitur nga policia vetëm brenda 24 orëve të fundit.
Sipas raportit 24-orësh, krahas tiketave, raportohet për një aksident me fatalitet, ndërkohë janë raportuar 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 28 aksidente trafiku me dëme materiale.
12 persona janë arrestuar gjatë kësaj kohe, prej të cilëve, 8 janë dërguar në mbajtje, 1 person është ndaluar, ndërkaq 3 të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit./FolDrejt/