Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se Perëndimi po “militarizon” Azinë juglindore në një përpjekje për të frenuar interesat ruse dhe kineze.
Duke folur në një konferencë shtypi në përfundim të samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Phnom Penh, Lavrov qortoi Shtetet e Bashkuara për veprimet e tyre në rajon, të cilin Rusia dhe Perëndimi e shohin si një fushë beteje të mundshme strategjike gjeopolitike në dekadat e ardhshme, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s po përpiqen ta zotërojnë këtë hapësirë,” u tha Lavrov gazetarëve.
Ai tha se strategjia e Joe Biden për Indo-Paqësorin ishte një përpjekje për të anashkaluar “strukturat gjithëpërfshirëse” për bashkëpunimin rajonal dhe do të përfshinte “militarizimin e këtij rajoni me një fokus të dukshëm në frenimin e Kinës dhe frenimin e interesave ruse në Azi-Paqësorin”./FolDrejt/