Dhjetëra mijëra brazilianë kanë kërkuar largimin e presidentit të vendit Zaich Bolsonarou duke e akuzuar atë për keqmenaxhim të pandemisë, pasi rekordi i ri po shënonte rreth 550, 000 viktima.
Që nga fundi i majit, kjo është herë e katërt që qytetarët janë organizuar me protesta duke kërkuar largimit Bolsonaros.
Në të njëjtët kohë përveç përballjes me protestat, gjithashtu Bolsonaro po hetohet për parregullsi të mundshme sa i përket furnizimit të vaksinave kundër Covid nga qeveria e tij.
Në Sao Paolo ditën e djeshme mijëra njerëz u bënë bashkë në bulevardin kryesor të shoqëruar me pankarta si “Poshtë Bolsonaro”.
Presidenti brazilian që nga fillimi i pandemisë nuk e konsideroi krizën shëndetësore në vend si edhe domosdoshmërinë për marrjen e masave për të parandaluar përhapjen e virusit.