Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 516.625, prej të cilëve 1.965 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.720.113, me 55.509 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 78,6 milionë persona.