Masa për ndihmën financiare për pagat për muajt shkurt dhe mars ka ngecur nëpër labirintet e Kuvendit. Ekipi ekonomik i qeverisë thotë se ata në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojnë te deputetët që të votojnë më shpejtë, as nuk mund të gjejnë mënyrë tjetër për ta ndihmuar biznesin. Ata u bëjnë thirrje kompanive të paguajnë pagat në mënyrë që kur të miratohet ligji, shteti t’ua kthejë mjetet. Por edhe krahas kësaj- dhjetëra masa të tjera që kërkojnë ndërhyrje ligjore janë bllokuar në procedurë parlamentare.
Sipas agjendës së publikuar nga Parlamenti, për këtë javë në rendin e ditës në Komisionin e financave dhe buxhetit nuk është vendosur propozim- ligji për ndihmë financiare për pagat. Biznesi u bën thirrje deputetëve që menjëherë të miratojnë ligjet që të mos pësojnë dëme shtesë.