Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ia ka dorëzuar detyrën ministrit të ri të kësaj ministrie, Ejup Maqedoncit, transmeton Fol Drejt.
Njoftimin për këtë e ka bërë vetë Mehaj, i cili sot për arsye familjare dha dorëheqje nga ky post.
“Sot në Ministrinë e Mbrojtjes kam bërë dorëzimin e detyrës tek Ministri i ri, z. Ejup Maqedonci.
Në një takim të përbashkët e kam njoftuar z. Maqedonci për të arriturat në Ministrinë e Mbrojtjes, për punët dhe proceset të cilat jemi të angazhuar në këto momente si dhe angazhimet të cilat e presin në vazhdim.”, ka njoftuar Mehaj në një postim në Facebook.
“Gjithashtu Ministrit të ri, z. Maqedonci i kam ururar detyrën e re duke i dëshiruar punë të mbarë dhe përkushtim në përgjegjësinë e re. Jam i bindur që ai do të vazhdojë punët e mira që kemi filluar dhe gjithashtu do të ngrit në nivelet më të larta Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Përgatitja e tij është dëshmia më e fortë që Ministri Maqedonci do të vazhdojë me suksese të reja në ushtrinë tonë.
Urimet më të mira, Ministër Ejup Maqedonci për ju dhe familjen tuaj!”, është shprehur Mehaj më tej./FolDrejt/