Duket se Turqia dhe Greqia kurrë nuk mund të merren vesh rreth ndarjes se ujërave territorial në Mesdhe dhe kjo mbrëmë sa nuk ka shpërthyer në luftë mes dy shteteve më të fuqishme të rajonit.
Sipas medias më të lexuar gjermane BILD, ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në minutat e fundit ka parandaluar luftën mes dy shteteve anëtare të NATO, informon foldrejt.com.
Anijet luftarake ishin gati për zjarr dhe atë në ishullin Kastellorizo, mes Qipros dhe Kretës, zonë që tashmë pretendohet nga Libia dhe Turqia. Poashtu edhe aeroplanët luftarakë ishin në gatishmëri të plotë nga ajri.
“Por më vonë erdhi shpëtimi nga Gjermania,” shkruan bild.de./Foldrejt.com