Gjashtë padi të reja nga partitë politike janë parashtruar deri tek Gjykata administrative lidhur me ankesat e refuzuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik.
“Dy padi janë parashtruar nga partia politike VMRO-DPMNE, dy nga partia Demokratët, një nga partia politike Të bashkuar për Maqedoninë, gjegjësisht koalicioni ‘Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni’ dhe një nga partia punëtore”, konfirmuan nga Gjykata administrative.
Paraprakisht, gjatë ditës deri tek Gjykata administrative padi ka arritur edhe nga partia politike E majta dhe partia politike Unioni Socialdemokrat.
Afati për parashtrimin e padive deri tek Gjykata administrative është 24 orë pasi partitë politike do t’i marrin vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për hedhjen poshtë ose refuzimin e ankesave të parashtruara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Gjykata administrative refuzoi 40 nga 75 paditë e parashtruara nga Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa dhe i konfirmoi vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Është refuzuar edhe një padi e parashtruar nga INTEGRA.
Pas vendimit të Gjykatës administrative dhe marrjes së vendimeve eventuale nga Gjykata administrative për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, KSHZ-ja, në harmonizim me ligjin do t’i publikojë rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Më pas KSHZ-ja do t’u japë certifikata deputetëve të përzgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstitutive të Kuvendit është më 4 gusht.