Sipas të dhënave të fundit në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 15.211.703 persona. Prej tyre 622.368 e kanë humbur jetën, ndërsa 9.186.069 janë shëruar.
Gjenevë – Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Afrikë tejkaloi 750.000, transmeton organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas të dhënave të OBSH-së, 751.151 persona janë infektuar nëpër kontinentin afrikan, nga të cilët 15.721 persona kanë vdekur, ndërsa 407.461 llogariten si të shëruar.
Moskë – Në Rusi janë konfirmuar edhe 5.862 raste të të infektuarve me koronavirus me çka numri i përgjithshëm tani është 789.190. Për 24 orët e fundit – 165 persona kanë vdekur nga virusi, gjithsej 12.745 raste të vdekjes nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit, 9.669 persona janë shëruar nga virusi, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre të cilët janë shëruar ka arritur 572.053.
Sarajevë – Në Bosnje e Hercegovinë janë konfirmuar 324 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, numri më i madh për një ditë pas përhapjes së kovid-19, sipas të dhënave të publikuara nga institucionet për shëndet publik. Në RS ka 134 raste të konfirmuara të të infektuarve. Numri më i madh i të infektuarve janë në Sarajevë dhe në Banja Llukë.
Manilë – Ministria e Shëndetësisë të Filipineve kumtoi sot se ka gjashtë raste të reja të vdekjes nga virusi dhe 1.594 raste të reja të infektimit në atë vend. Shtatë ditë me radhë numri i të infektuarve është më i madh se 1.000. Nga fillimi i epidemisë në Filipine, 1.843 njerëz e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 72.269 janë konfirmuar.
Budapest – Numri i rasteve të konfirmuara të të infektuarve në Hungari në 24 orët e fundit është rritur për 19 – në 4.366. Numri i rasteve të vdekjes mbetet i pandryshuar – 596. Në Hungari për momentin ka 487 raste aktive, 76 janë hospitalizuar, nga të cilët 4 janë në respirator.
Lubjanë – 29 raste të reja janë regjistruar me kovid-19 në Slloveni, ndërsa një person e ka humbur jetën. Në Slloveni, janë konfirmuar 2.006 raste të infektimit që nga fillimi i epidemisë, ndërsa 115 persona e kanë humbur jetën, Në spital janë 22 pacientë me koronavirus, nga të cilët dy në kujdes intensiv.
Nju Delhi – Në indi janë konfirmuar edhe 37.724 raste të reja të personave të cilët janë infektuar me koronavirus, ndërsa gjithsej 1.192.915 janë infektuar. India është vendi i tretë në botë lidhur me numrin e të infektuarve pas SHBA-së dhe Brazilit. edhe 684 persona e kanë humbur jetën me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga fillimi pandemisë është 28.732.
Tiranë – Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 68 raste të reja me Kovid-19, 68 janë shëruar, ndërsa tre kanë vdekur. Deri më tani në vend janë bërë 36.834 teste, rezultate pozitive janë marrë 4.358 persona, 2.463 janë shëruar dhe 120 kanë vdekur.
Minsk – Në 24 orët e fundit në Bjellorusi janë regjistruar 173 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 66.521, njoftoi sot Ministria bjelloruse e Shëndetësisë. Nga atje theksojnë se edhe gjashtë persona kanë vdekur nga virusi, gjegjësisht 513 që nga fillimi i epidemisë.
Bukuresht – Në Rumani janë konfirmuar edhe 1.030 raste të Kovid-19, me çka numri i përgjithshëm arrin në 40.123, kumtoi sot Grupi qeveritar për komunikim strategjik (GCS). Numri i vdekjeve gjithashtu është rritur në 27, kështu që gjithsej deri më tani 2,101 persona kanë vdekur në vend që nga fillimi i epidemisë, raportoi Axherpres.
Podgoricë – Në Mal të Zi janë identifikuar 91 raste të reja të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë raportuar edhe katër vdekje, tha drejtori i Institutit të Shëndetit publik, Boban Mugosha.
Athinë – Në Greqi, në 24 orët e kaluara, janë regjistruar tre raste të vdekjes nga Kovid-19 dhe 32 raste të reja, nëntë prej të cilëve gjatë testeve të kryera në pikat e hyrjes në vend. Që nga fillimi i epidemisë, 4.077 njerëz janë infektuar, ndërsa 200 kanë vdekur.
Nikozi – Nga 2.465 testet e analizuara në Qipro brenda natës së kaluar, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Kovid-19.
Baku – Numri i të sapoinfektuarve me koronavirus në Azerbajxhan në 24 orët e kaluara u rrit për 391, në gjithsej 28.633, kumtoi sot Qendra e krizave. Sipas Qendrës, një ditë më parë kanë vdekur nëntë persona.