Aktivisti i ekstremit të djathtë nga Danimarka, Rasmus Paludan, i cili gjithashtu ka nënshtetësi suedeze, mori leje nga policia për të organizuar një protestë para ambasadës turke në Stokholm sot, ku synon të djegë Kuranin, librin e shenjtë të Islamit.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha sot se shpreson që autoritetet suedeze të mos lejojnë një protestë që përfshin djegien e Kuranit./FolDrejt/