Futbollisti legjendar brazilian Dani Alves është dërguar sot në burg nën dyshimin për përdhunim, ku do të presë fillimin e marrjes në pyetje.
Mbrojtësi legjendar brazilian, Dani Alves, po kalon ditën më të errët që kur ishte futbollist profesionist. Alves është dërguar në paraburgim me dyshimin për përdhunim, i cili dyshohet se ka ndodhur më 30 dhjetor në një nga klubet e natës në Barcelonë, ku do të presë fillimin e seancës. Çështja është shumë e rëndë, pasi gjyqtari refuzoi lirimin me kusht të Alves-it pas seancës.
Mediat spanjolle kapën momentin kur Alves u dërgua në burg , ku do të mbahet në paraburgim deri në fillimin e seancës, pas së cilës ai rrezikon një dënim të gjatë me burg nëse shpallet fajtor. Kampi i meksikanëve Pumas njoftoi se kishte ndërprerë kontratën me Alves./FolDrejt/
Llegan los furgones de los Mossos d’Esquadra a la Ciudad de la Justicia para conducir a Dani Alves hasta la prisión
La juez ha decretado prisión provisional sin fianza por presunta violación a una chica de 23 años el pasado 30/12 en la discoteca Sutton@COPE pic.twitter.com/nHV2f4Zt2L
— Víctor Navarro (@victor_nahe) January 20, 2023