Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka takuar sot shkrimtarin Ismail Kadare, me të cilin kanë diskutuar për veprat e tij, letërsinë, bibliotekat e leximin, raporton Fol Drejt.
“Mëngjesin e sotëm, Ministri Hajrulla Çeku u takua me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili po qëndron në Kosovë si i ftuar nderi në Panairin e Librit Prishtina 2023. Bashkë diskutuan për veprat e tij, letërsinë dhe po ashtu për politikën e librit në vend, për bibliotekat e leximin.”, shkruan në njoftimin e MKRS-së.
Tutje, aty theksohet se si një figurë në botën e letërsisë dhe gjeni i letrave shqipe, veprat e Ismail Kadaresë vazhdojnë të rrëmbejnë zemrat dhe mendjet e lexuesve në çdo cep të globit. /FolDrejt/