Një burrë nga Missouri është ekzekutuar pasi vrau dy burra si adoleshent, pavarësisht se disa juristë në këtë çështje kërkuan një ulje të dënimit, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Michael Tisius, 42 vjeç, vdiq nga një injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror të Missourit të martën mbrëma me orën lokale.
Tisius u dënua me vdekje në vitin 2010 për vrasjen e dy zëvendësve të sherifit në një përpjekje të pasuksesshme për të liruar ish-shokun e tij të dhomës nga qelia. Ai ishte personi i 12-të që u ekzekutua në ShBA këtë vit.
Guvernatori republikan i Missourit, Mike Parson, hodhi poshtë një kërkesë për falje për Tisius. Një apelim i minutës së fundit në Gjykatën e Lartë të ShBA për pezullimin e ekzekutimit ishte gjithashtu i pasuksesshëm.
Sipas prokurorëve, atëherë 19-vjeçari u shfaq në burgun e qarkut Randolph në vitin 2000 me Tracie Bulington, të dashurën e ish shokut të tij të qelisë, Roy Vance.
Më pas Tisius nxori një armë dhe qëlloi zëvendësit e sherifit Jason Acton dhe Leon Egley, të cilët ishin të dy të paarmatosur.
Megjithatë, ai dhe Bullington nuk ishin në gjendje të gjenin çelësat e qelisë së Vance dhe u arratisën. Ata u kapën të nesërmen pasi u prish makina.
Bullington dhe Vance u dënuan përfundimisht me burgim të përjetshëm.
Avokatët e Tisius argumentuan se ai duhet të kursehet nga dënimi me vdekje sepse ai ishte 19 vjeç në kohën e vrasjeve dhe vuante nga sëmundje mendore.
Gjashtë ish-juritë mes 12 që votuan unanimisht për të rekomanduar dënimin me vdekje thanë gjithashtu nën betim se tani preferojnë burgimin e përjetshëm sesa dënimin me vdekje.
Megjithatë, Guvernatori Parson e hodhi poshtë kërkesën për falje, duke theksuar se Tisiusit i ishte dhënë “procesi i duhur dhe një gjykim i drejtë” për “vrasjet brutale”.
Në një deklaratë të fundit me shkrim, Tisius shprehu “pendim të përjetshëm” për familjet e njerëzve që vrau.
“Më vjen keq. Dhe jo sepse jam në fund. Por sepse më vjen vërtet keq”, ka shkruar ai. /FolDrejt/