Pas tërmetit në Turqi një reagim e ka bërë edhe ministri i Diasporës së Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi.
Ai ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara dhe Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, të cilat janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Turqisë, përcjell Fol Drejt.
“Të nderuar, pas tërmetit të fuqishëm në pjesën juglindore të Republikës së Turqisë, Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara dhe Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, të cilat janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Turqisë.
PDK-të tona në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup 38975273732″, ka shkruar ai./FolDrejt/