Virusi Covid19 nuk kursen kontinentitn plak duke u shtuar frikshëm numri i rasteve të reja. Mes të sëmurëve që ndodhen në repartin intensiv tash është edhe ministrja e jashtme belge, Sophie Wilmès (45). Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i saj të enjten, shkruan bild.de, përcjell foldrejt.com.
Ajo u dërgua në spital të mërkurën, kurse gjendja nuk i është përmirësuar. Gjithsesi është stabile. Përpara nuk ka vuajtur nga sëmundje kronike. Nuk merret vesh nëse ajo mund të marrë frymëmarrje pa ndihmën e respiratorëve.
Në të njëjtën ditë është infektuar edhe ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg (51), por ky i fundit nuk ka gjendje të përkeqësuar./Foldrejt.com