Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur lart kontributin e mërgatës për shtetin e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Me punë të palodhshme, me sytë nga Kosova, me dëshirën e zjarrtë për t’i kontribuar familjes, shtetit dhe shoqërisë, mërgata aktivisht vepron duke ndihmuar në zhvillimin e vendit tonë.
Është përherë kënaqësi të ndash momente bashkë me ta, të diskutosh për pyetjet që shtrojnë e të pyesësh për punët që ata bëjnë.”, është shprehur Haxhiu në një postim për mërgatën në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Është frymëzues fakti që në mërgatë po rritet edhe një brez tjetër, të rinj të arsimuar e të profesionalizuar me dëshirën që dijen e tyre ta sjellin në Kosovë.
Përherë mirënjohës dhe falënderues.”, ka shtuar Haxhiu më tej./FolDrejt/