Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje10-12 gradë celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.