Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sonte organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”, duke filluar nga ora 20:00, në Kino Armata, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Filmat janë prodhuar me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Filmi “I pabesi” (39 min), është realizuar nën regjinë e Musa Isufi, me skenar të Shkelqim Islami, me aktorë: Gani Veseli, Anisa Ismaili, Artan Ibishi, Valon Nuhiu, Muzabejdin Qamili.
Ndërsa, filmi “Heshtja Vret” (40 min), është realizuar nën regjinë e Musa Isufi, me skenar të Shkelqim Islami, me aktorë: Gani Veseli, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi, Egzona Salihu, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Emine Kadriu, Blerim Ismani.