Disa shqiptarë me banim në Neuchatel, kanë rezultuar pozitiv pas testimit për Covid-19. Me këtë rast, mjeku kantonal u drejtohet kosovarëve të këtij kantoni me një apel për kujdes, informon foldrejt.com:
Zonja, Zotërinj!
Ne dëshirojmë të ju informojmë që virusi COVID qarkullon edhe tani dhe ka marrë përmasa të përhapjes, arsye kjo për të cilën i drejtohemi komunitetit kosovar. Në fakt, si pasojë e kësaj, anëtarët e dy familljeve kosovare që të gjithë kanë rezultuar pozitivë e janë të infektuar nga COVID 19, këto ditë në kantonin tonë.
Po qe se një person prezanton simptoma të dyshimtë, është me shumë rëndësi dhe duhet me shpejtësi t`i bëhet testi i depistimit (cingërroni numrin e telefonit :032 886 888 0) dhe të komunikoni me rrethin tuaj, pa asnjë ngurrim dhe frikë me qëllim që me shpejtësi të evitohet përhapja.
Shpejtësia e reagimit nga personat e sëmurë është e domosdoshme për pengimin e përhapjes së virusit COVID.
Gjatë kësaj vere, festat familjare janë momente që rrezikojnë maksimalisht bartjen e virusit po qe se masat e kujdesit i kemi harruar apo edhe nënçmuar.
Po të jemi në Zvicër apo në Kosovë, mbetet që patjetër t’i respektojmë distancat, të bartim maskat mbrojtëse në pamundësi të mbajtjes së distancës, t`i lajmë duart shpesh me sapun apo me dezinfektues hidro-alkoolik.
Me këto masa të thjeshta lëvizja dhe përhapja e virusit ndalohet.
Ne ju bëjmë thirrje që kur të ktheheni nga Kosova, secili nga ju është i detyruar të lajmërohet tek autoritetet sanitare (www.ne.ch/FormulaireRetour) dhe ta respektojë hyrjen në karantinë 10 ditore.
Ju dëshirojmë të gjithëve një verë të mirë e të këndshme.
Dr Laurent Kaufmann
Médecin cantonal adjoint
SCSP Neuchâtel