Shumë shtete kanë hapur kfuinjtë për shtetasit e huaj, vetëm për të mbushur buxhetin e shtetit nga të ardhurat e turizmit, megjithatë pandemia ka shtuar frikën edhe të turistëve të cilët nuk duan të dalin jashtë shtetit të tyre, informon foldrejt.com.
Ngjashëm ndodh edhe me zviceranët (veçanërisht ata gjermanishtfolës), ku mbi gjysma e të anketuarve nga Zvicra gjermane duan të kalojnë pushimet e tyre verore në Zvicër. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga kompania e hulumtimit të tregut INNOFACT AG.
Gjysma e atyre që planifikojnë pushimet jashtë vendit, këtë duan ta bëjnë në një nga vendet fqinje, veçanërisht në Itali.
62% e zviceranëve gjermanishtfolës planifikojnë të shkojnë për pushime të paktën 1 javë në muajt e mbetur të verës. Kjo përqindje është dukshëm më e ulët se në vitin 2017 (78%).
52% e atyre që tashmë kanë planifikuar pushimet, nuk duan të shkojnë jashtë vendit dhe në vend të kësaj preferojnë të pushojnë brenda Zvicrës. Në krahasim me vitin 2017, kur vetëm një në pesë dëshironin të qëndronin në Zvicër për pushimet verore, në këtë verë Zvicra duket shumë më “tërheqëse” për turistët zviceranë.
50% e të anketuarve që duan të shkojnë me pushime jashtë vendit, zgjedhin njërin nga vendet fqinje. Kjo është gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme më shumë sesa në vitin 2017, kur kjo kategori përbënte 36% të të anketuarve.
Nga vendet jo fqinje, Kroacia është vendi më i preferuar i zviceranëve./Foldrejt.com