Kompania Moderna tha se ka filluar një studim për të testuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës së saj ndaj COVID-19 tek fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në më pak se 12 vjeç.
Studimi do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës së saj me dy doza, të cilat jepen me 28 ditë diferencë nga njëra-tjetra.
Aktualisht ajo është e autorizuar për përdorim tek amerikanët e moshës 18 vjeç e lart.
Studimi i fundit për fëmijët e vegjël po kryhet në bashkëpunim me Autoritetin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor (BARDA), dhe Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i cili ndihmoi në zhvillimin e vaksinës Moderna dhe drejtohet nga Dr. Anthony Fauci.
Kompania Moderna tha se synon të regjistrojë rreth 6’750 fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada për këtë studim.