Moska tha se ambasadori i Letonisë ka dy javë për t’u larguar nga Rusia, duke akuzuar vendin baltik të BE-së për “rusofobinë totale”, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Dëbimi i fundit vjen pasi Rusia uli marrëdhëniet diplomatike me Estoninë në fillim të javës dhe urdhëroi ambasadorin e saj të largohej nga vendi, pasi kishte bërë të njëjtën akuzë kundër Talinit.
Estonia u kundërpërgjigj, duke i kërkuar ambasadorit rus të largohej nga Talini, dhe në solidaritet, Letonia gjithashtu urdhëroi ambasadorin rus të largohej dhe tha se po zvogëlonte marrëdhëniet diplomatike./FolDrejt/