Dy avionë ushtarakë indianë u rrëzuan sot pranë qytetit Gwalior në shtetin federal indian të Madhya Pradesh, dhe një pilot u vra, njoftoi forcat ajrore të vendit, raporton Reuters.
“Aeroplanët ishin në stërvitje rutinë operacionale. Një nga tre pilotët që morën pjesë në mision ndërroi jetë nga plagët e marra. Është urdhëruar hetimi për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.
Zyrtarët më herët thanë se një prej avionëve u rrëzua në shtetin Madhya Pradesh dhe tjetri në shtetin fqinj indian të Rajasthan./FolDrejt/