Miliarderi amerikan Elon Musk tha se ai pret që testet klinike të një çipi truri pa tel të zhvilluar nga kompania e tij Neuralink të fillojnë te njerëzit pas gjashtë muajsh, pasi afatet e mëparshme ishin humbur.
Neuralink po zhvillon çipa truri që janë krijuar për t’u mundësuar njerëzve me paralizë të rifitojnë funksionet motorike dhe të trajtojnë sëmundjet e trurit si Parkinson, Alzheimer ose demencë.
Kompania ka kryer teste te kafshët në vitet e fundit, ndërsa pret miratimin për testimin tek njerëzit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA), raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.